Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sociedad i frikshëm ndaj Benfica, Napoli barazon me Union Berlinin
    Ballina-2

    Sociedad i frikshëm ndaj Benfica, Napoli barazon me Union Berlinin

    08/11/2023 21:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     “Baskët” e Real Sociedad kanë arritur një fitore më shumë vlera, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “Reale Arena” mposhtën, me rezultatin 3 me 1, “shqiponjat” e Benfica në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.

    Gjithçka u vulos në pjesën e parë të sfidës me “baskët” që arritën të shënonin plot 3 herë në portën e portugezëve fillimisht me anë të Mikel Merino në minutën e 6’ të sfidës e më pas me anë të “fantazistit”, Mikel Oyarzabal, në minutën e 11’-të dhe për të “vulsour” rezultatin, 3 me 0 në fundin e pjesës së parë mendoi “fantazisti”, Ander Barrentexea.

    Me fillimin e pjesës së dytë, një gol në këtë sfidë do ta gjenin edhe “shqiponjat” e Benfica, me “yllin” e tyre, Rafa Silva, i cili çon në rrjetën e spanjollëve një pasim të bukur të Otamendi brenda zone, duke arritur të shënojë dhe golin e parë në këtë edicion të UEFA Champions League.

    Përsa i përket renditjes, në grupin D, “baskët” e Real Sociedad aktualisht janë në vendin e parë të grupit, me 10 pikë dhe tashmë presin rezultatin e sfidës Salzburg-Inter, ndërsa Benfica mbetet në vendin e fundit me 0 pikë.

    Në takimin tjetër Napoli nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim me Union Berlinin duke luajtur 1:1

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.