Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sokoli: Me fitoren e sotme pothuaj e kemi siguruar mbijetesën
    Ballina-2

    Sokoli: Me fitoren e sotme pothuaj e kemi siguruar mbijetesën

    03/05/2023 18:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se Malisheva pothuajse e ka konfirmuar qëndrimin në Superligë pas fitores që e arriti në shtëpi ndaj Trepçës ’89. Malisheva triumfoi 1:0 ndaj 89-shit të mërkurën në duelin e xhiros së 32-të për ta regjistruar fitoren e tretë rresht në Superligë.

    Me këtë fitore, Malisheva forcohet në pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë, pesë më shumë se Trepça ’89 dhe Ferizaj që zënë vendin e tetë, përkatësisht të nëntë. Sipas Sokolit, fitorja ndaj 89-shit pothuajse e dërgon Malishevën drejt mbijetesës. “Ishte ndeshje e vështirë për dyja ekipet. Ne nuk filluam mirë, patëm shumë gabime por fatmirësisht shfrytëzuam gabimin e kundërshtarit për të shënuar golin dhe për ta ruajtur rezultatin. Meritat më të mëdha për këtë fitore, i kanë lojtarët që u angazhuan shumë. Kjo fitore dërgon drejt sigurisë, pasi deri më tani kemi luajtur me presion për shkak të situatës në tabelë. Tash e tutje, do të na nevojiten edhe 5 apo 6 pikë të për siguruar edhe matematikisht qëndrimin në Superligë”, është shprehur Sokoli.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.