Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sommer, një nga shtyllat e suksest të Interit, 21 ndeshje pa gol!
    Ballina-1

    Sommer, një nga shtyllat e suksest të Interit, 21 ndeshje pa gol!

    21/02/2024 19:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Yann Sommer regjistroi një tjetër ndeshje pa pësuar gol përballë Atletico Madrid, takim që Interi e fitoi 1-0. Duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

    35-vjeçari “kyçi” portën për herë të 21-të këtë sezon, sukses për të cilin i ndan meritat me shokët e skuadrës. “Sekreti ynë është ekuilibri i mirë që arrijmë të kemi midis sulmit dhe mbrojtjes. Por edhe harmonia me njëri-tjetrin në fushë.

    Fitorja 1-0 ndaj Atleticos na jep një avantazh të vogël në lidhje me kualifikimin, por kemi ende punë për të bërë në ndeshjen e kthimit.

    Por nëse mbrohesh mirë dhe e bën me gjithë potencialin e skuadrës, atëherë gjithmonë do të krijohen rastet për gol në sulm. Kjo është ajo që bën një ekip të mirë”, theksoi zvicerani. Sommer, i cili ka veshur 87 herë fanellën e kombëtares helvete, po luan sezonin e parë në Serie A me skuadrën e Simone Inzaghit. Dhe deri tani po bën shumë mirë.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.