Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sonte luhet një finale e madhe, Raphina – Yamal-Ferran kundër Vini-Rodrigo-Mbappe
    Ballina-2

    Sonte luhet një finale e madhe, Raphina – Yamal-Ferran kundër Vini-Rodrigo-Mbappe

    26/04/2025 11:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Finalja e Kupës së Mbretit në “La Cartuja” në Sevilje (sonte 22:00) do të vërë në provë treshen e parë të Barçës dhe atë të Realit të Madridit.

    Për Barcelonën, me Levandovskin jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor, Rafinja, Lamin Jamal dhe Ferran Torres do të përbëjnë vijën e parë të sulmit. Do ta bëjnë këtë me shifra shumë të mira këtë sezon kur kanë përkuar në fushën e lojës.

    Në nëntë ndeshjet që kanë filluar së bashku, ata kanë fituar tetë dhe kanë barazuar vetëm një, duke shënuar 12 gola mes të treve. Prej tyre, gjashtë u shënuan nga sulmuesi valencian, katër nga anësori brazilian dhe dy nga ylli 17-vjeçar. Nga ana e saj, treshja e Realit të Madridit, e formuar nga Vinicius, Rodrigo dhe Mbape ka përkuar në 24 ndeshje së bashku në fushë, me një bilanc prej 16 fitoresh, 2 barazime dhe 6 humbje.

    Megjithatë, numri i golave është i lakmueshëm: 33 gola, të ndarë në 14 nga sulmuesi francez, 11 nga anësori i majtë brazilian (Vinicius) dhe 8 nga bashkëkombësi i tij në krahun e djathtë (Rodrigo). Për sa u përket golave të shënuar gjatë gjithë vitit, pa qenë nevoja që trinjakët të përkojnë në fushë, tre sulmuesit e skuadrës së Karlo Ançelotit kanë qenë më efektivë. Në të gjitha garat, Mbape ka shënuar 32 herë, Vinicius 20 dhe Rodrigo 13, për gjithsej 65 gola. Te Barça janë shumë afër këtyre shifrave, me 61 gola.

    Rafinja është lojtari i Barçës në treshen që ka shënuar më shumë gola me 30, i ndjekur nga Ferran Torres me 17 dhe Lamin Jamal me 14. Duke shkuar në finalen e Kupës, një gjë është e qartë. Dy treshe me shifra fantastike përballen mes tyre.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.