Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sot fillon java e futsallit në kryeqytet, Prishtina 01 nis garat në Elite Raund të Ligës së Kampionëve
    Ballina-1

    Sot fillon java e futsallit në kryeqytet, Prishtina 01 nis garat në Elite Raund të Ligës së Kampionëve

    29/11/2023 16:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Raundi elitar apo i njohur si “Elite Raund” i Ligës së Kampionëve në futsall do të fillojë sot (e mërkurë), pasi do të zhvillohet nga 29 nëntori deri më 3 dhjetor, ku katër skuadrat fituese të grupeve do të kalojnë në gjysmëfinale direkt në ndeshjet që luhen më 2/3 dhe 4/5 maj.

    Nga sot deri në fund të javës, kryeqyteti i Kosovës do të frymojë ndryshe, pasi fituesi i titullit dhe Kupës së Kosovës në futsall, Prishtina 01, është nikoqir i ndeshjeve të Grupit B.

    “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” do të jetë palestra ku do të fillojnë ndeshjet e para sot, ato të dyta do të zhvillohen nesër (e enjte) dhe të shtunën mbyllet me ndeshjet e treta të grupit.

    Prishtina 01 do ta luajë ndeshjen e parë të grupit kundër klubit të njohur të futsallit, Kairat Almaty, me takimin që pritet të fillojë nga ora 20:00.

    Megjithatë, ditën do ta hap ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Benficës dhe Dobovcit të Sllovenisë, e cila do të zhvillohet nga ora 17:00.

    Vlen të theksohet se Kairat Almaty është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, ndërsa Benfica një herë, duke qenë dy nga klubet më të mira në botë.

    Klubi kryeqytetas si organizator i kësaj ngjarje ka njoftuar se ka kryer të gjitha përgatitjet për ta bërë këtë javë të paharruar për sportin kosovar e në veçanti për adhuruesit e futsallit.

    Biletat kanë dalë në shitje tash e disa ditë, por ende ka mbetur një numër i tyre pa u shitur dhe ato mund t’i blini në pllaton e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve me vetëm 3 euro për të dyja ndeshjet e ditës së sotme.

    TË LIDHURA

    Batatina “kris” raportet me bizneset, pesë kompani që ishin sponzorizues të Llapit largohen

    29/07/2025 18:33

    Bursa për 27 sportistët, Distria Krasniqi në krye të listës

    29/07/2025 18:00

    FC Kosova me falëndërim për humanistin, Lulzim Maliçi

    29/07/2025 17:49

    Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmën e Edon Zhegrovës

    28/07/2025 23:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.