Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sot hidhet shorti për fazën e Grupeve në Champions, priten grupe ‘ferri’
    Ballina-1

    Sot hidhet shorti për fazën e Grupeve në Champions, priten grupe ‘ferri’

    31/08/2023 09:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot merr jetë Championsi i sezonit të ri. Në Monaco duke nisur nga ora 18:00 hidhet shorti i fazës së grupeve.

    32 ekipet e kualifikuara do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra. Priten edhe grupe “ferri” ndërsa të gjithë do të jenë në ndjekje të Manchester City-tt, kampiones në fuqi.

    Sot merr jetë Championsi i sezonit të ri, në orën 18:00 hidhet shorti, priten grupe ‘ferri’Ekipet pjesëmarrëse në Champions

    Futbolli europian sot mban frymën. Duke nisur nga ora 18:00 në Monaco, Francë hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League për edicionin e ri 2023-2024. 32 skuadrat që kanë arritur në këtë fazë do të ndahen si zakonisht në 8 grupe me nga katër ekipe dhe të gjithë do të vihen në ndjekje të Manchester City-t kampiones në fuqi.

    Pasi PSV, Antverp dhe Copenhagen siguruan biletat e fundit të mbetura në garë UEFA ka ndarë edhe vazot përkatëse sipas koefiçentëve.

    Kështu në vazon e parë janë kampionët e Cityt-t dhe kampionet në kampionatet respektive si Bayern, PSG, Barcelona, Benfica, Napoli, Feynoord dhe Sevilla fituese e Europa League. Në vazon e dytë po ashtu ka emra big si Real Madrid, United, Inter , Atletico Madrid ,Arsenal, Dortmund, Leipzig dhe Porto. Vazo e tretë përbëhet ndër të tjera nga ekipe si Milan, Lazio, PSV e Braga ndërsa në vazon e katërt spikasin skuadra si Newcastle, Celtic apo Galatasaray. Shorti do të krijojë grupet me nga një ekip për secilën vazo me rregullin që ekipet nga i njëjti shtet nuk përballen në këtë fazë. Duke parë përbërjen e vazove nuk përjashtohen edhe grupe apo përballje  “ferri”. Ndeshjet e para do të luhen më 19 e 20 shtator ndërsa faza e grupeve do mbyllet më 13 dhjetor.

    TË LIDHURA

    Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë për mashtrim tatimor

    09/07/2025 16:47

    Braziliani Joao Pedro dërgon Chelsean në finalen e madhe të Botërorit të Klubeve

    08/07/2025 23:09

    Drita e fiton ndeshjen e parë, bën hapin e madh drejt raundit të dytë

    08/07/2025 22:00

    Ardian Ismajli kompleton kalimin te Torino

    08/07/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.