Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sot u prezantua te skuadra çeke Slovan, ky është reagimi i Qendrim Zybës
    Ballina-2

    Sot u prezantua te skuadra çeke Slovan, ky është reagimi i Qendrim Zybës

    10/07/2024 20:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti kosovar Qendrim Zyba sot ka bërë një hap të madh në karrierë.

    Ai është zyrtarizuar të skuadra çeke, Slovan Liberec ku pret të ketë një aventurë të suksesshme.

    Zyba menjëherë pas zyrtarizimit atje ka ardhur me një reagim në facebook, ku ka falënderuar skuadrën e Ballkanit për atmosferën por edhe sukseset historike që i patën.

    Postimi i Zybës:

    Faleminderit klubi im i zemrës, FC Ballkani, faleminderit tifozë fantastikë, Xhebrailat!

    Për një futbollist, vetëm veshja e fanellës së klubit që e dashuron, do të thotë shumë, kurse të fitosh aq shumë e të arrish suksese historike me të, është ëndërr e secilit sportist.

    Jam shumë i lumtur që kemi përjetuar bashkarisht aq shumë gëzime, suksese e trofe. Uroj nga zemra që ato mos t’i ndalen Ballkanit asnjëherë.

    Për mua tani është një periudhë e re, një klub i ri, tek i cili poashtu do ta jap maksimumin e mundshëm, për ta ndihmuar FC Slovan Liberec t’i arrijë objektivat, kurse juve do të ju mbaj në zemër gjithë jetën!

    Mirupafshim!????. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.