Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sot zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës – vëmendja në Malishevë
    Ballina-1

    Sot zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës – vëmendja në Malishevë

    01/09/2024 09:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot (e diel) do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit kosovar.

    Takimi më interesant i ditës së sotme do të luhet në Malishevë, atje ku Malisheva do të jetë nikoqir i kampionit aktual Ballkanit.

    Momentalisht Malisheva gjendet në pozitën e katërt me katër pikë të grumbulluara, por me dy ndeshje më pak të luajtura, njëra ndër to ndaj Dritës e cila është shtyrë për shkak të angazhimeve në Evropë të këtyre të fundit.

    Ballkani në anën tjetër me një fitore eventuale do të konfirmohej si lider i tabelës së klasifikimit.

    Duel që nuk duhet humbur është edhe ai mes Suharekës dhe Gjilanit me këta të fundit që do të synojnë fitoren e parë në këtë edicion të ri të garave.

    Suharekasit mbajnë pozitën e gjashtë me katër pikë të grumbulluara ndërsa edhe këta kanë një ndeshje më pak të luajtur me Dritën pikërisht për shkak të arsyes së lartcekur.

    Gjilani në anën tjetër renditet në pozitën e tetë dhe ka vetëm dy pikë të tubuara, andaj do të synojë tri pikët për t’u ngjitur lartë në tabelë.

    Të dyja këto takime do të luhen me fillim nga ora 16:00.

    TË LIDHURA

    Tri mungesat e Kosovës i bëjnë përshtypje mediumit suedez – e cilësojnë si avantazh i madh

    07/09/2025 23:24

    Spanja “shkatërron” Turqinë në Konya, e mposht 6-0

    07/09/2025 22:46

    Bardhi e Qamili shënojnë gola në fitoren e Maqedonisë së Veriut

    07/09/2025 20:11

    Tomasson vlerëson Kosovën, zbulon nëse Isak do të jetë titullar

    07/09/2025 20:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.