Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Southgate: Bellingham jeton në të njëjtën botë me Beckham, ai më kujton Gerrard
    Ballina-1

    Southgate: Bellingham jeton në të njëjtën botë me Beckham, ai më kujton Gerrard

    17/05/2024 08:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gareth Southgate brenda pak ditësh do të shpallë listën e skuadrës së tij për turneun kontinental që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

    Mes të pranishmëve sigurisht që do të jetë edhe Jude Bellingham, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin:

    “Ka pasur një ndryshim në aspektin e pozicionimit në fushë, duke qenë se ai ka një rol tjetër në Madrid. Ai është ende shumë i ri, ai menaxhon gjithçka, kjo është shumë mirë, por jeta e tij nuk mund të jetë ajo e një njëzet vjeçari dhe ai nuk mund të shkojë ku të dojë, të bëjë atë që ai dëshiron, jeton në një botë tjetër, kjo botë është e Judës sot.

    Trajneri anglez shpjegoi: “Debutimi i tij me Real Madrid ishte i jashtëzakonshëm. Më pas ai u dëmtua, por në çdo rast nuk ishte e mundur që ai të mbante atë nivel gjatë gjithë sezonit. Jude më kujton Steven Gerrard: ai të jep përshtypjen se ka kontrollin e ndeshjes, ai është një lojtar i aftë të kthejë situatën me mentalitetin e tij dhe të influencon shokët e tij.

    Lidershipi i tij mund të ndihet në mënyrën se si luan. Jude është shumë i respektueshëm për lojtarët më të vjetër, si Henderson, apo Kane. Por kur ata munguan kundër Belgjikës dhe Declan Rice mbante shiritin e kapitenit, zërat që dëgjuam në dhomën e zhveshjes ishin ato të Declan dhe Jude.

    Unë imagjinoj se ai bëri të njëjtën gjë kur mbërriti në Real Madrid, duke treguar respekt për lojtarë si Toni Kroos apo Luka Modric. Jude e di se mund të mësojë prej tyre, por në të njëjtën kohë ai dëshiron të zërë vendin e tyre. Kështu që ju gjithmonë duhet të gjeni një ekuilibër midis të qenit të respektueshëm dhe dërgimit të mesazhit: “Unë jam këtu për të luajtur”.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.