Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Southgate në mesin e trajnerëve të mëdhenj të Anglisë
    Ballina-1

    Southgate në mesin e trajnerëve të mëdhenj të Anglisë

    05/07/2024 18:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mediumi i madh anglez, “BBC”, e ka listuar selektorin Gareth Southgate, në mesin e trajnerëve më të mirë që ka pasur Anglia në futbollin e meshkujve.

    Vetëm Sir Alf Ramsey dhe Walter Winterbottom me 113 dhe 139 ndeshje respektivisht, e kanë drejtuar Anglinë në 100 e më shumë ballafaqime.

    javascript:window[“$iceContent”]

    Ramsey vazhdon të mbetet më i suksesshmi në aspektin e trofeve të fituar. Me këtë selektor, Anglia triumfoi në Kupën e Botës 1966. Është i vetmi trofe i fituar nga “Tre Luanët”.

    Winterbottom ka më së shumti fitore, 78 gjithsej, kurse Southgate i ka 60 fitore në 99 ndeshjet e para si trajner, shkruan “BBC” të premten. Sir Alf e kryeson listën me 63 fitore nga 100 ballafaqimet e para në krye të përfaqësueses.

    Me 60.6 për qind të fitoreve në përgjithësi, Southgate renditet i katërti në mesin e trajnerëve të Anglisë. Fabio Capello është i pari me 66.7 për qind të fitoreve nga 42 ndeshje, ndërsa Ramsey është i dyti me 61.1 për qind.

    Në turne madhor, fituesi i Botërorit me “Tre Luanët” ka mesatare prej 66.7 për qind të fitoreve nga 12 ndeshje. Southgate është i dyti me 56.5 për qind të fitoreve, nga 23 ndeshje gjithsej. Ai ka 13 fitore në turne madhor, gjashtë barazime dhe katër disfata.

    TË LIDHURA

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.