Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Southgate: Nëse nuk e fitojmë Evropianin largohem nga Anglia
    Ballina-2

    Southgate: Nëse nuk e fitojmë Evropianin largohem nga Anglia

    11/06/2024 16:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Anglisë Gareth Southgate, deklaron në prag të nisjes së Kampionatit Evropian, Gjermani 2024 se nëse nuk e fitojnë këtë kompeticion me shumë mundësi mund të largohet nga kombëtarja e “Tre Luanëve”.

    Në prononcimin e bërë së fundmi për mediet ai theksoi se ky mund të jetë shansi i tij i fundit, ndërsa shtoi se nuk mund t’u thotë tifozëve që të presin edhe më ndonëse ka tetë vite në krye të Anglisë.

    “Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Mund të jetë shansi i fundit. Mendoj se gjysma e trajnerëve kombëtarë largohen pas një turneu, kjo është natyra e futbollit ndërkombëtar. Kam qenë këtu për gati tetë vjet dhe jemi afër (për të fituar Kampionatin Europian), kështu që e di që nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë para turmës dhe të themi ‘ju lutem, prisni edhe pak’, sepse në një moment njerëzit do të humbasin besimin dhe unë dua të jem një trajner i klasit të lartë, kështu që ne duhet të jemi në lartësinë e momenteve të mëdha”-deklaroi Southgate. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.