Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Spanja “shkel” Kroacinë
    Ballina-1

    Spanja “shkel” Kroacinë

    15/06/2024 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Spanja e ka nisur me fitore të madhe Kampionatin Evropian.

    “Furia e Kuqe” triumfoi 3:0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit B.

    Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

    Alvaro Morata shënoi në minutën e 29-të të ndeshjes, kurse tre minuta më vonë Fabian Ruiz dyfishoi epërsinë.

    Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Carvajal realizoi pas asistimit nga Lamine Yamal për epilogun e këtij takimi.

    Lamine Yamal theu rekord në këtë ndeshje, pasi që u bë lojtari më i ri që paraqitet në një Kampionat Evropian, si 16 vjeçar.

    Kësisoj, Spanja tani i prin grupit B me tri pikë, teksa prej orës 21:00, Shqipëria do të luajë përballë Italisë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.