Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Spartak Moska dhe Zenit St.Petersburg e refuzuan lojtarin nga Kosova për shkaqe politike
    Ballina-2

    Spartak Moska dhe Zenit St.Petersburg e refuzuan lojtarin nga Kosova për shkaqe politike

    11/03/2025 14:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mirlind Daku është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme në futbollin rus.

    Futbollisti kosovar i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat dhe i ka realizuar 11 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime për Rubin Kazanin.

    Dhe, kjo ka bërë që të gjithë të mendojnë se përfaqësuesi shqiptar gjatë verës që vjen të lëviz drejt një klubi më të madh, qoftë në Rusi, apo edhe diku tjetër në Evropë.

    Mirëpo, “Sport-Express” raporton se dy gjigantët rusë, Spartak Moska dhe Zenit St. Petersburg e kishin mundësinë që ta transferonin sulmuesin gjilanas.

    Por, sipas mediumit rus të dy klubet vendosën të heqin dorë nga lojtari dhe të mos e transferojnë atë.

    Klubi nga kryeqyteti rus dhe ai nga St. Petersburgu e refuzuan futbollistin kosovar për arsye politike.

    Siç dihet, dy klubet ruse kanë tifozeri të flaktë pro-serbe dhe transferimi eventual i Dakut mund të sillte probleme tek klubet në fjalë duke e ditur se është shqiptar nga Kosova.

    27 vjeçari është pjesë e Rubinit që nga vera e vitit 2023, ndërsa ka kontratë me klubin nga Tatarstani, një republikë brenda Rusisë, deri në vitin 2026.

    Vlera e Dakut në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Transfermarkt është 7 milionë euro.

    TË LIDHURA

    VIDEO | Tifozi nga Shqipëria puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

    08/06/2025 16:46

    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë

    08/06/2025 16:44

    Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit tek Italia

    08/06/2025 16:09

    Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

    08/06/2025 10:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.