Spiunimi me dron i stërvitjes së futbollisteve të Zelandës së Re nuk ka kaluar pa pasoja në përfaqësuesen olimpike të Kanadasë.
Nga ekipi i Kanadasë fillimisht kanë kërkuar falje, por më pas kanë vepruar duke dënuar përgjegjësit.
Droni është dirigjuar nga Joseph Lombardi, analist i ekipit të Kanadasë. Ai i ka raportuar ndihmës-trajneres Jasmine Mander.
Dhe të dy janë kthyer menjëherë në shtëpi, përkatësisht janë larguar nga Parisi. Është konfirmuar se kanadezët kanë dërguar dronë edhe më herët mbi fushën ku ushtronin lojtaret e Zelandës së Re për të marrë informata lidhur me vendosjen taktike dhe gjëra të tjera.
Dy përfaqësueset takohen në kuadër të Lojërave Olimpike.
Selektorja e Kanadasë, Bev Priestman ka thënë se do të qëndrojë larg përfaqësueses për ndeshjen me Zelandën e Re, që zhvillohet të enjten. Ajo është përgjegjëse për sjelljet në përfaqësueses dhe në mënyrë vullnetare vendosi të qëndrojë anash, për të respektuar shpirtin e garës.