Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sporti kosovar në 2022: Ballkani shkroi historinë – xhudo e boksi sjellin medalje me bollëk
    Ballina-1

    Sporti kosovar në 2022: Ballkani shkroi historinë – xhudo e boksi sjellin medalje me bollëk

    31/12/2022 18:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sporti në Kosovë gjatë gjithë vitit dhuroi emocione për të gjithë të sportdashësit.

    Njëri nga sportet që bëri shumë për vete ishte futbolli. Ishte skuadra e Ballkanit që u mbështet nga të gjitha pjesët e Kosovës. Ekipi nga Suhareka e ka shkruar historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që kualifikohet në një garë të UEFA-s. Sukseset nuk munguan si zakonisht edhe nga sporti i xhudos, ai i boksit, ku pas shumë viteve u siguruan edhe medalje.

    Rrugëtimi i Ballkanit në Evropë

    Skuadra e Ballkanit e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja e fitoi për herë të parë në histori të klubit, titullin e Kampionit të Kosovës. Ballkani titullin e siguroi katër javë para mbylljes së kampionatit.

    Në histori ka hyrë edhe Daja, i cili u bë trajneri i parë shqiptar që shpallet kampion në Kosovë. Trajneri nga Tirana, pos titujve të fituar në Shqipëri, me Elbasanin, Dinamon, dhe Skënderbeun, shtoi një tjetër trofe të rëndësishëm në Kosovë.

    Ballkani aventurën në Evropë e nisi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku u eliminua qysh në raundin e parë ndaj Zalgiris. Ndeshjen e parë kishte barazuar në “Fadil Vokrri”. Në përballjen e dytë, kishte humbur në vazhdime me rezultat 1-0. Kështu u eliminua në raundin e parë, por duke vazhduar garën në Ligën e Konferencës – në raundin e dytë kualifikues.

    Skuadra nga Suhareka në raundin e dytë të kësaj gare, së pari u përballë me La Fioritas, duke e kaluar pa shumë pengesë, pasi e mposhti në dy ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 10-0.

    Ballkani në raundin e tretë arriti ta eliminojë Klasvikun, duke u kualifikuar në play-off të Ligës së Konferencës.

    Jo vetëm Ballkani, cilat janë skuadrat pjesëmarrëse në Conference League dhe si ndahen në vazo – SuperSport

    Fati e deshi që dy skuadra shqiptare të luftonin për një vend në grupet e Ligës së Konferencës – Shkupi dhe Ballkani. Dy ekipet nuk ishin kualifikuar asnjëherë më parë në kuadër të kësaj gare.

    Ishte Ballkani që mposhti Shkupin, me rezultat 3-1, duke shkruar historinë e futbollit kosovar.

    Ballkani në grup interesant në Conference League – INA Online

    Ballkani arriti të përfitojë edhe nga ana financiare, pasi nga ky kualifikim arriti të arkëtojë mbi 4 milionë euro.

    Ballkani debutimin zyrtar në Evropë e bëri ndaj skuadrës rumune CFR Cluj, ku arriti të marrë edhe pikën e parë në grup.

    Fitoren e parë, skuadra kosovare e arriti ndaj Sivasporit, me rezultat 4-3, në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit G.

    Ballkani garën e mbylli në vendin e fundit në grup me katër pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje, një fitore, një barazim dhe katër humbje.

    Ndërkohë, Llapi e fitoi Kupën e Kosovës, duke luajtur më pas në garat evropiane, por pa pasur fat, pasi u eliminua qysh në raundin e parë.

    Kombëtarja e Kosovës në Futboll

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar në 2022 gjashtë ndeshje zyrtare në Ligën e Kombeve, ku tri ndeshje i humbi, teksa tri të tjera i fitoi.

    Këtë vit, u ndryshua trajneri, ku u largua Bernard Challandes, dhe në vend të tij, u emërua Alain Giresse.

    Dardanët gjithashtu mësuan kundërshtarët për kualifikimet për në Kampionatin Evropian, që do të mbahet më 2024, në Gjermani.

    Kosova është me short në grupin I, ku do të përballet me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.

    Boks

    Federata e Boksit e Kosovës e përmbylli vitin kalendarik për vitin 2022 me suksese të mëdha duke fituar pesë medalje të bronzta dhe duke shkruar historinë e pasluftës me medalje Botërore, Evropiane dhe Mesdhetare.

    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku fitoi dy medalje, fillimisht në Kampionatin Botëror, medaljen e bronztë, teksa në Kampionatin Evropian, e rrëmbeu po ashtu atë të bronztën.

    May be an image of 7 people, people standing, indoor and text

    Në Lojërat Mesdhetare, boksieri Shpetim Bajoku e rrëmbeu medaljen e bronztë. Dy medalje  të tjera të bronzta u siguruan në Kampionatin Evropian për grupmoshat U18, Taulant Jakupi dhe Donat Syla.

    May be an image of 2 people and people standing

    Boksierët siguruan medalje dhe kupa nga turnet ndërkombëtare që janë në kalendarin Evropian EUBC dhe botëror IBA.

    May be an image of 4 people, people standing and indoor

    Xhudo

    Sporti i xhudos, si gjithënjëherë me suksese, është vështirë të gjesh garë, ku xhudistët kosovarë nuk kanë siguruar medalje.

    Duke filluar qysh në garën e parë që kanë marr pjesë në Grand Prixin e Portugalisë, kampionia olimpike, Distria Krasniqi e rrëmbeu medaljen e artë.

    Ndërsa në Grand Slamin e Parisit, Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë.

    JudoInside - Distria Krasniqi Judoka

    Në European Open të Sarajevës, Loriana Kuka e rrëmbeu medaljen e artë.

    Loriana Kuka - 500 pikë olimpike, drejt “Paris 2024”! Driton Kuka ka disa fjalë - Bota Sot

    Distrisë medalja nuk i mungoi as në Kampionatin Evropian, pasi e rrëmbeu atë të bronztën. Teksa xhudistja nga Mitrovica, Laura Fazliu e pati një paraqitje fantastike duke arritur të fitojë medaljen e bronztë.

    Distria Krasniqi e artë ishte edhe në Grand Slamin e Tbilisit.

    Edhe në Lojërat Mesdhetare nuk munguan medaljet nga sporti i xhudos, pasi pesë sosh u siguruan nga kosovarët.

    Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu e fituan medaljen e artë, teksa Akil Gjakova dhe Flaka Loxha e fituan atë të bronztën.

    Laura fazliu Archives - KosovaPress

    Në Grand Prixin e Kroacisë, Distria si çdo herë siguroi medalje, këtë herë të argjendtën.

    Edhe në Kampionatin Botëror, Distria Krasniqi fiton medalje, atë të bronztën.

    Në Grand Slamin e Abu Dabit, Nora Gjakova pasi u rikthye prej një lëndimi që e mbajti jashtë për rreth 15 muaj, e fitoi medaljen e argjendtë. Ndërsa Loriana Kuka e fitoi medaljen e bronztë.

    Edhe në Grand Slamin e Bakut, Nora u stolis me medalje, këtë herë me të bronztën. Pa medalje në këtë garë nuk mbeti as Loriana Kuka, e cila e fitoi medaljen e bronztë.

    Edhe në garën e fundit për këtë vit, medaljet s’ka mundësi që të mungojnë – Distria Krasniqi u stolisë me medaljen e artë, teksa Laura Fazliu e argjendtë. Gara ishte në World Judo Masters që u mbajt në Jerusalem.

    Basketboll

    Sporti i Basketbollit në Kosovë, gjatë viteve të fundit ka ngritur shumë interesim, shkaku edhe rritjes së cilësisë së lartë në ekipe. Kjo ka ndikuar që edhe në palestra të ketë numër të madh të tifozëve.

    Skuadra që është shpallur kampion për sezonin 2021-22 është Golden Eagle Ylli.

    GOLDEN EAGLE YLLI KAMPION I KOSOVËS PËR VITIN E DYTË ME RADHË | AsistiOnline

    Ylli në një finale dramatike e mposhti Trepçën, për t’u kurorëzuar kampion i Kosovës për herë të dytë rresht.

    Ndërsa fituese e Kupës së Kosovës për vitin 2022, ishte Trepça, ku në finale e mposhti Bashkimin me rezultat 76-62.

    Xehtarët” triumfojnë/ Trepça fituese e Kupës së Kosovës - Insajderi

    Hendboll

    Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa këtë titull e ka fituar në mënyrë të veçantë, duke mos lëshuar asnjë pikë gjatë gjithë kampionatit. Pasi fitoi 18 ndeshjet e pjesës së rregullt të kampionatit, skuadra pejane i fitoi edhe dhjetë ndeshje në Superligën A.

    Në gjysmëfinale të play-off e mposhti dy herë Rahovecin, ndërsa bilanc të njëjtë kishte edhe ndaj Prishtinës në finale të plejofit. Për Besën e Pejës është titulli i nëntë rresht. Është i 16-ti pas luftës, ndërsa dy tituj të tjerë i kishte fituar në vitet e nëntëdhjeta.

    Besa Famgas kampione pa asnjë humbje – Kosova Handball Federation

    Ndeshjen e dytë finale, Besa e fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 38:34. 15 minutat e parë u takuan vendasve që ishin në epërsi të lehtë. Por më pas pejanët u mobilizuan dhe shkuan në pushim me epërsi prej 19:15. Lojtarët e Prishtinës e kanë dhënë më të mirën edhe në pjesën e dytë, por pa rrezikuar epërsinë e mysafirëve.

    Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

    Skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu e kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

    Në këto gara Albini garoi në katër disiplina. Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta. /Klankosova.tv.

    Ministri Çeku pret në takim skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kyreziu - KosovaPress
    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.