Futboll ndërkombëtar

Bayerni me një këmbë në fazën e dytë, fiton 5:0 ndaj Plzenit

Bayerni me një këmbë në fazën e dytë, fiton 5:0 ndaj Plzenit

Kampioni gjerman, Bayerni, nuk po ka të ndalur në Ligën e Kampionëve. Në një tjetër paraqitje dominuese, Bayerni ka fituar 5:0 ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen. Ndeshja u luajt të martën mbrëma në Gjermani dhe i takoi grupit C. Për Bayernin ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje. Me nëntë pikë është gati ta

Besnik Batusha

Kampioni gjerman, Bayerni, nuk po ka të ndalur në Ligën e Kampionëve. Në një tjetër paraqitje dominuese, Bayerni ka fituar 5:0 ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen. Ndeshja u luajt të martën mbrëma në Gjermani dhe i takoi grupit C.

Për Bayernin ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje. Me nëntë pikë është gati ta sigurojë kalimin në raundin tjetër. Plzeni i ka humbur tri ndeshjet në grupin ku janë edhe Barcelona dhe Interi. Është thuajse pa gjasa tashmë.

Leroy Sane shënoi dy gola për Bayernin, ndërsa nga një e realizuan Serge Gnabry, Sadio Mane e Eric Maxim Choupo-Moting. Ndeshja është mbyllur shumë shpejt. Pas vetëm 21 minutave, Bayerni kishte epërsi prej tri golave.

BayerniPlzen

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions