Sporte tjera

Boksieri shqiptar sfidon Florian Markun: Çfarë kampioni është ai? Unë jam i treti në Europë

Boksieri shqiptar sfidon Florian Markun: Çfarë kampioni është ai? Unë jam i treti në Europë

“Nuk di çfarë të të them. Çfarë kampioni? Mua nuk më pëlqen të flas për sukseset e askujt. E kanë trumbetuar edhe në media. Mund të jetë shumë sportist i mirë, i uroj gjithë të mirat. Nuk e njoh personalisht. Por kampion bote Shqipëria nuk ka. Nuk e ka as afër atë kampion bote. Kështu

Besnik Batusha

“Nuk di çfarë të të them. Çfarë kampioni? Mua nuk më pëlqen të flas për sukseset e askujt. E kanë trumbetuar edhe në media. Mund të jetë shumë sportist i mirë, i uroj gjithë të mirat. Nuk e njoh personalisht. Por kampion bote Shqipëria nuk ka.

Nuk e ka as afër atë kampion bote. Kështu që atij djali i uroj vetëm suksese, inshalla bëhet kampion bote. Në atë peshë, janë sportist shumë të mirë që bëhen kampion bote.”

Teksa shprehu se nuk e njeh sportistin Marku dhe nuk ka asnjë kontakt me të, aq më pak xhelozi, Hysa shtoi: “Ai nuk është kampion Shqipërie në asnjë federatë.

As në Angli ku bën boks, as në Shqipëri. Të dali njëherë në Shqipëri, t’i marri me radhë. Të dali kampion i Ballkanit, pastaj në Europë. Vetë jam i treti në Evropë.”

Por emrin i Nelsonit është lakuar edhe për shkak të disa ngjarjeve, një ngjarje e ndodhur vite më parë ku Hysa ishte protagonist.

Çfarë tha Hysa mbi këtë situatë? “U desh të ishim shumë sportista në një ngjarje që të bëhej mediatike. Shumë shpejt morëm pafajësinë, jam i pastër se ndryshe nuk do kisha ardhur këtu.”

BoksFlorian Marku

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë