Futboll ndërkombëtar

Calhanoglu drejt Premier Leagues

Calhanoglu drejt Premier Leagues

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Calciomercato” ka njoftuar të premten se interesim për turkun kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Newcastle, ekipe këto që po insistojnë në transferimin e tij gjatë janarit. Tek Interi janë të gatshëm ta shesin Calhanoglun nëse marrin një ofertë deri

Besnik Batusha

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

“Calciomercato” ka njoftuar të premten se interesim për turkun kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Newcastle, ekipe këto që po insistojnë në transferimin e tij gjatë janarit.

Tek Interi janë të gatshëm ta shesin Calhanoglun nëse marrin një ofertë deri në 40 milionë euro, pasi mesfushori ka refuzuar rinovimin e kontratës.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion ka dy gola e tri asistime në 13 paraqitje.

Ai iu bashkua Interit vitin e shkuar si lojtar i lirë.

CalhanogluPremier League

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions