Sporte tjera

Çmimi i Madh i Singaporit/ Ferrari dominon provat e lira, zhgënjen Verstappen. Në flakë Gasly!

Çmimi i Madh i Singaporit/ Ferrari dominon provat e lira, zhgënjen Verstappen. Në flakë Gasly!

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Singaporit teksa janë zhvilluar provat e lira, aty ku në sesionin e dytë, shkëlqyen dy makinat Ferrari. Carlos Sainz regjistroi kohën më të shpejtë ndërsa pas tij u rendit Charles Leclerc. Një rezultat premtues për Mercedesin arriti George Russell që regjistroi kohën e tretë më

admin

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Singaporit teksa janë zhvilluar provat e lira, aty ku në sesionin e dytë, shkëlqyen dy makinat Ferrari. Carlos Sainz regjistroi kohën më të shpejtë ndërsa pas tij u rendit Charles Leclerc.

Një rezultat premtues për Mercedesin arriti George Russell që regjistroi kohën e tretë më të shpejtë ndërsa zhgënjyes ishin provat e lira për Max Verstappen. Në ditën e lindjes, teksa feston 25-vjetorin, holandezi nuk shkoi më shumë se vendi i katërt duke lënë pas Leësi Hamilton. Sakaq, në dhjetëshen e parë u renditën edhe Ocon, Bottas, Alonso, Perez e Stroll.

Ndërkaq, për t’u theksuar nga ky sesion i dytë i provave të lira ishte incidenti në makinën Alpha Tauri të Pierre Gasly. Teksa ishte në bokse, piloti francez u zu në befasi nga flakët në pjesën e pasme të makinë megjithatë për fat të mirë, shpëtoi pa u lënduar ndërsa mekanikët menjëherë vendosën nën kontroll flakët.

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë