Dramë e vërtetë në futbollin brazilian: Topi e goditi në kokë, futbollisti humbet ndjenjat

Një skenë e tmerrshme është parë në ndeshjen e kampionatit brazilian mes Atletico Mineiros dhe Caeras. Në minutën e 37-të të ndeshjes, futbollisti i Cearas, Richard Coelho humbi ndjenjat pas një goditje të fortë në kokë. Gjegjësisht, Mineira Dodo e gjuajti topin duke e goditur Coelhon në kokë. Futbollisti në fjalë u rrëzua menjëherë. Ekipet
Një skenë e tmerrshme është parë në ndeshjen e kampionatit brazilian mes Atletico Mineiros dhe Caeras.
Në minutën e 37-të të ndeshjes, futbollisti i Cearas, Richard Coelho humbi ndjenjat pas një goditje të fortë në kokë.
Gjegjësisht, Mineira Dodo e gjuajti topin duke e goditur Coelhon në kokë. Futbollisti në fjalë u rrëzua menjëherë.
Ekipet mjekësore të të dyja skuadrave kanë “ringjallur” në pak minuta Coelhon. Pas ndihmës mjekësore, me ambulancë ai u dërgua urgjent në spital.
Më pas, ndeshja mbaroi dhe u mbyll baras 0:0.
Tensão no Mineirão! Richard Coelho desaba após levar uma bolada no chute de Dodô. Jogador foi retirado de campo na ambulância pic.twitter.com/Wf9yWbbhti
— ge (@geglobo) October 9, 2022



