Futboll ndërkombëtar

La Casa de Quiz/ Shpallet çerekfinalisti i radhës, Blerimi triumfon ndaj Andit

La Casa de Quiz/ Shpallet çerekfinalisti i radhës, Blerimi triumfon ndaj Andit

“La Casa de Quiz”, emisioni i përjavshëm që transmetohet çdo të premte në Sport News nën moderimin e Gjergji Stefës, po zhvillon fazën e saj të dytë, atë edhe më vendimtaren, teksa dy ditë para se të startojë Kupa e Botës Katar 2022 (20 nëntor-18 dhjetor), do të shpallet edhe fituesi i këtij GameShow. Tetë konkurrentët e kualifikuar

admin

“La Casa de Quiz”, emisioni i përjavshëm që transmetohet çdo të premte në Sport News nën moderimin e Gjergji Stefës, po zhvillon fazën e saj të dytë, atë edhe më vendimtaren, teksa dy ditë para se të startojë Kupa e Botës Katar 2022 (20 nëntor-18 dhjetor), do të shpallet edhe fituesi i këtij GameShow.

Tetë konkurrentët e kualifikuar në fazën e parë, iu bashkuan tetë të tjerëve që ishin kualifikuar më herët nga audicionet. Nga puntata e sotme e fazës së dytë, u përballën Blerim Zenuni dhe Andi Tare.

Mes tyre u zhvillua një përballje me shumë rivalitet, teksa në fund ai që festoi dhe fitoi të drejtën e kualifikimit në fazën çerekfinale ishte konkurrenti Blerim Zenuni, i cili triumfoi me pesë pikë diferencë (19-14), duke u bërë konkurrenti i pestë që kalon mes tetë më të mirëve, aty ku do të sfidojë Altin Gjatën.

“La Casa de Quiz” është një spektakël që rikthehet për teleshikuesin pas 28 vjetësh, që kur u prezantua për herë të parë, atëherë kur moderatori i sotëm ishte më i vogli ndër konkurrentët, dhe tanimë vjen me një format modern, e padyshim më shumë të ftuar, lidhje live, e surpriza.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions