ShowSport

Ora 43-euroshe e Lewandowskit “eklipson” xhevahirin me vlerë 500 mijë euro të Benzemasë

Ora 43-euroshe e Lewandowskit “eklipson” xhevahirin me vlerë 500 mijë euro të Benzemasë

Të hënën u zhvillua ceremonia e Topit të Artë, një çmim që jepet çdo vit nga revista “France Football” për lojtarin më të mirë në botë. Një trofe që u fitua nga Karim Benzema, i cili e ngriti në maksimum entuziazmin në “Théâtre du Châtelet”. Por nuk ishte i vetmi trofe që u shpërnda, pasi

Besnik Batusha

Të hënën u zhvillua ceremonia e Topit të Artë, një çmim që jepet çdo vit nga revista “France Football” për lojtarin më të mirë në botë. Një trofe që u fitua nga Karim Benzema, i cili e ngriti në maksimum entuziazmin në “Théâtre du Châtelet”. Por nuk ishte i vetmi trofe që u shpërnda, pasi me një çmim të veçantë u kurorëzua edhe Robert Lewandowski (Trofeu Mueler), si sulmuesi më i mirë i sezonit.

Të dy protagonistët më fjalë u paraqitë në mbrëmjen gala me kostumet dhe aksesorët e tyre më të mirë, ose të paktën ata që donin më shumë të tregonin. Mund të shihje dy veshje shumë të ndryshme mes francezit dhe polakut. Nëse i pari shkëlqeu me një orë imponuese të firmës Richard Mille, i dyti e bëri këtë me një model Casio.

Que Lewandowski lleve un Casio desde que le robaron el reloj me parece de coña pic.twitter.com/5GFPDIVYA0

— 𝑵𝒂𝒄𝒉𝒐 (@Nacho_RM_) October 17, 2022

Disa firma që në shikim të parë mund të mos thonë shumë, por nëse krahasojmë modelet që futbollistët kishin vendosur në kyçet e dorës, diferenca është shumë e madhe në çmimin e tyre.

RM 65-01 Red Gold i Benzemasë ka një çmim të vlerësuar rreth 500,000 euro, ndërsa Unisex Casio Vintage me ngjyrë ari që mbante Lewandowski kushton më pak se 43 euro.

Thjeshtësia e mahnitshme e sulmuesit polak është vënë në dukje nga komentues të shumtë në rrjetet sociale për shkak të një ngjarjeje aspak të këndshme pak pasi mbërriti te Barcelona. Atij i grabitën një orë të markës Patek Philippe, që vlerësohet rreth 70 mijë euro. Policia, në fakt, arriti ta kapte hajdutin dhe të rikuperonin xhevahirin e Lewas.

Karim BenzemaLewandowski

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai