Sporte tjera

Policia e konfirmon nisjen e hetimeve për djegien e flamurit serb në derbin e basketbollit në Gjakovë

Policia e konfirmon nisjen e hetimeve për djegien e flamurit serb në derbin e basketbollit në Gjakovë

Në derbin e basketbollit kosovar ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës u panë skena të ndryshme, duke nisur nga djegia e flamurit serb, një parullë për Mitrovicën dhe fishkëllimi i himnit shtetëror të Kosovës dhe intonimi i himnit kombëtar shqiptar. Por, për njërin prej tyre, Prokuroria në Gjakovë ka hapur rast. Bëhet fjalë për djegien e flamurit

Besnik Batusha

Në derbin e basketbollit kosovar ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës u panë skena të ndryshme, duke nisur nga djegia e flamurit serb, një parullë për Mitrovicën dhe fishkëllimi i himnit shtetëror të Kosovës dhe intonimi i himnit kombëtar shqiptar.

Por, për njërin prej tyre, Prokuroria në Gjakovë ka hapur rast.

Bëhet fjalë për djegien e flamurit serb, e cila është vlerësuar si nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit.

“Gjakovë 23.10.2022 – 18:00. Raportohet se në postimet e rrjetit social Tik-Tok është vërejtur se gjatë një ndeshje basketbollistike, disa tifozë kanë djegur një flamur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

PoliciaVellaznimi

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë