Futboll ndërkombëtar

Roma shënon fitore të madhe në udhëtim te Verona

Roma shënon fitore të madhe në udhëtim te Verona

Roma ka fituar 3-1 me Veronën në kuadër të javës së 12-të në Serie A. Vendasit ishin ata që kaluan në epërsi me anë të Pawel Dawidowicz në minutën e 27-të, me një asistim të Davide Faraonit. Por, polaku ishte i pafat, pasi në minutën e 36-të u ndëshkua direkt me karton të kuq. Roma

Besnik Batusha

Roma ka fituar 3-1 me Veronën në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Vendasit ishin ata që kaluan në epërsi me anë të Pawel Dawidowicz në minutën e 27-të, me një asistim të Davide Faraonit.

Por, polaku ishte i pafat, pasi në minutën e 36-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Roma përfitoi nga kjo epërsi numerike, dhe shënoi golin e barazimit përmes Nicolo Zaniolos (45+1’).

45 minutat e parë përfunduar me këto dy gola, derisa në pjesën e dytë djelmoshat e Jose Mourinhos rikthyen rezultatin në favorin e tyre.

Cristian Volpato e përmbysi rezultatin, pasi shënoi për 2-1 në minutën e 88-të, por mysafirët nuk u ndalën me kaq.

Stephan El Shaarawy realizoi për 3-1 në minutën e 90+2-të, ndërsa Volpato ishte në rolin e asistuesit

Pas javës së 12-të, Roma gjendet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa në xhiron e 13-të do të kenë punë me Lazion.

RomaVerona

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions