ShowSport

Ronaldo dhe Georgina e blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali

Ronaldo dhe Georgina e blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali

Cristiano Ronaldo është duke menduar për fundin e karrierës dhe për rikthimin në atdhe për të jetuar. Kështu, ylli portugez bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, e kanë blerë një pronë në rajonin Cascais të Portugalisë. Sipas mediave të atjeshme, vlera e vilës së tyre të re është 11 milionë euro. Megjithatë, me renovimin

Besnik Batusha

Cristiano Ronaldo është duke menduar për fundin e karrierës dhe për rikthimin në atdhe për të jetuar.

Kështu, ylli portugez bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, e kanë blerë një pronë në rajonin Cascais të Portugalisë.

Sipas mediave të atjeshme, vlera e vilës së tyre të re është 11 milionë euro.

Megjithatë, me renovimin e saj, shuma mund të arrijë deri në 20 milionë euro, që do të bëhej si shtëpia më e shtrenjtë në Portugali, por edhe më luksozja njëkohësisht.

37 vjeçari aktualisht është pjesë e Manchester Unitedit, por mund të largohet prej aty në janar të vitit 2023.

Nuk përjashtohet mundësia që Ronaldo të rikthehet në klubin ku u rrit si lojtar, Sporting Lisbona para përfundimit të karrierës. /Gazeta Express/

GeorginaRonaldo

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai