Futboll ndërkombëtar

Tifozët e Juves “kryqëzojnë” Di Marian: Erdhe për pushime, dukesh si klloun…

Tifozët e Juves “kryqëzojnë” Di Marian: Erdhe për pushime, dukesh si klloun…

Që kur mbërriti në Torino për të veshur fanellën e Juventusit, Angel Di Maria ka bërë që tifozët e “Zonjës së Vjetër” të diskutojnë shumë, veçanërisht për sa i përket kontributit të tij të kufizuar deri më tani për shkak të dëmtimeve muskulore. Di Maria deri më tani ka luajtur në 7 ndeshje si bardhezi,

Besnik Batusha

Që kur mbërriti në Torino për të veshur fanellën e Juventusit, Angel Di Maria ka bërë që tifozët e “Zonjës së Vjetër” të diskutojnë shumë, veçanërisht për sa i përket kontributit të tij të kufizuar deri më tani për shkak të dëmtimeve muskulore. Di Maria deri më tani ka luajtur në 7 ndeshje si bardhezi, nga të cilat 4 në Serinë A dhe 3 në Champions League: gjithsej, vetëm 333 minuta të luajtura.

Tifozët e Juventusit po pyesin veten për kontributin e tij dhe publikimi i një fotografie, për qëllime reklamuese, në profilin e tij në Instagram me fanellën e Argjentinës ka ngjallur komente mjaft të ashpra nga tifozët e Juventusit.

“Erdhët për të marrë pushimet në Torino me 7 milionë në sezon dhe për të luajtur 2 ndeshje të plota në 3 muaj”, ishte një nga komentet, ose “Mendoni të luani se po dukeni si kllounët që mendojnë vetëm për paratë”, shkruante dikush tjetër.

Nga ana tjetër, tifozët argjentinas e kanë inkurajuar dhe e ftuar të rikuperohet me qetësi për të qenë 100% gati për Botërorin.

Di MariaJuventus

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions