Sport Ndërkombëtar

VIDEO Botërori në rrezik, lojtari Manchester United dëmtohet dhe lë fushën me lot në sy!

VIDEO Botërori në rrezik, lojtari Manchester United dëmtohet dhe lë fushën me lot në sy!

Me Botërorin e Katarit që starton në më pak se një muaj, lojtarët i druhen gjithnjë e më shumë dëmtimeve pasi koha për t’u rikuperuar mund të jetë e pamjaftueshme. Së fundmi, ai që përjeton ankthin e rikuperimit në kohë për Botërorin është Rafael Varane. Mbrojtësi i Manchester United u dëmtua në ndeshjen ndaj Chelseat,

Besnik Batusha

Me Botërorin e Katarit që starton në më pak se një muaj, lojtarët i druhen gjithnjë e më shumë dëmtimeve pasi koha për t’u rikuperuar mund të jetë e pamjaftueshme. Së fundmi, ai që përjeton ankthin e rikuperimit në kohë për Botërorin është Rafael Varane.

Mbrojtësi i Manchester United u dëmtua në ndeshjen ndaj Chelseat, ndërsa u duk se bëhet fjalë për një problem serioz në momentin që francezi la fushën e lojës me lot në sy.

Tashmë, duhen kryer analizat e detajuara dhe të pritet përgjigja e tyre, por ndjesia e vetë Varane është tejet negative ndërsa padyshim në ankth për mbrojtësin është edhe trajneri i Francës, Didier Deschamp, i cili e konsideron një element shumë të rëndësishëm ish-lojtarin e Real Madrid.

Rafael VaraneUnited

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions