Nuk ka këndellje për Romën e Mourinhos, barazon me skuadrën e Vojvodës

Roma ka hyrë në ndeshjen e tretë pa fitore, pas humbjes që pasoi në derbi të Romës nga Lazio dhe barazoi me Sassuolon. Linetty (55’) shënoi për Torinon kurse rezultatin e barazoi Matic në minutën e 4 shtesë të ndeshjes. Mërgim Vojvoda luajti vetëm 30 minuta pasi që u lëndua. Nuk dihet se është i
Roma ka hyrë në ndeshjen e tretë pa fitore, pas humbjes që pasoi në derbi të Romës nga Lazio dhe barazoi me Sassuolon. Linetty (55’) shënoi për Torinon kurse rezultatin e barazoi Matic në minutën e 4 shtesë të ndeshjes. Mërgim Vojvoda luajti vetëm 30 minuta pasi që u lëndua. Nuk dihet se është i rëndë lëndimi i tij
Roma e Jose Mourinhos vazhdon me rezultatet të dobëta.
Skuadra e strategut portugez ka barazuar sot humbje me Torinon, në të cilën skuadër luan mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Pjesa e parë ishte me e qetë derisa në minutën e 24-të u mendua që Roma fitoi penallti, të cilën edhe e referoi gjyqtari.
Por, pas rishikimit në VAR doli që nuk është e tillë dhe penalltia për Romën u anulua.
Pikërisht në këtë moment u lëndua Mërgim Vojvoda dhe ai u detyrua që të largohet duke i lënë vend Winfred Singos.
Në pjesën e dytë rasti i parë u shndërrua në gol. Ishte pikërisht zëvendësuesi i Vojvodës, Singo i cili bëri një korsim të mirë në zonë e që me kokë shënoi Linnety në minutën e 55-të.
Roma fillimisht rastin më të mirë për të barazuar e pati në minutën e 78 kur Zaniolo goditi fuqishëm por në vend ishte portieri i Torinos që ia mohoi atij golin.
Jose Mourinho nga protestat e shumta u përjashtua me karton të kuq, derisa ndeshja po shkonte drejt humbjes.
Roma fitoi pas kësaj një penallti në minutën e dytë shtesë, por Andrea Belotti nuk arriti që ta shndërroi atë në gol, e ku goditi shtyllën.
Dybala bëri një goditje të fuqishme me të majtën e tij e ku topi goditi shtyllën për të shkuar tek Matic i cili goditi fuqishëm dhe shënoi gol në minutën e 4 shtesë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.
Ky barazim e dërgon Romën në kuotën e 27 pikëve, derisa ata janë në vendin e 7 në Serie A, kurse është në vendin e 9.
Roma do të kthehet në aksion në muajin janar të Vitit të Ri ku do të luajë kundër Bolognas përsëri në Olimpico kurse skuadra e Mërgim Vojvodës, Torino do të luan si vendas kundër Veronës po ashtu më 4 janar.



