Futboll ndërkombëtar

A është e varur Mallorca nga Muriqi? Përgjigjet trajneri Aguierre

A është e varur Mallorca nga Muriqi? Përgjigjet trajneri Aguierre

Vedat Muriqi është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Mallorcas. Sulmuesi kosovar i ka realizuar 7 gola deri tash në 14 ndeshje dhe po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor të shpëtojë pa rënë nga liga. Skuadra spanjolle s’mund të bëjë asgjë pa të dhe kjo u pa në dy ndeshjet që mungoi ai shkaku

Besnik Batusha

Vedat Muriqi është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Mallorcas.

Sulmuesi kosovar i ka realizuar 7 gola deri tash në 14 ndeshje dhe po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor të shpëtojë pa rënë nga liga.

Skuadra spanjolle s’mund të bëjë asgjë pa të dhe kjo u pa në dy ndeshjet që mungoi ai shkaku i suspendimit.

Trajneri Javier Aguierre e ka pranuar se përfaqësuesi kosovar është mjaft i rëndësishëm për ekipin, por insiston se Mallorca nuk është e varur kryekëput nga 28 vjeçari.

“Nuk ka asnjë ‘Muriqi varësi’. Është e vërtetë që Vedati po kalon nëpër një moment fantastik. E ka kuptuar se ka gabuar dhe se nuk duhet të bie në provokime pasi mungoi dy ndeshje. Ne të gjithë luftojmë për të njëjtin objektiv. Është një punë e skuadrës”, deklaroi trajneri i Mallorcas.

Muriqi i ka lënë prapa vetes sulmuesit e njohur si Karim Benzema, Vinicius Junior, Antoine Griezmann, Alvaro Morata e Edinson Cavani.

Ai ka shënuar gola në katër ndeshjet e fundit rresht, pa i përfshirë ato në të cilat mungoi shkaku i suspendimit. 

MallorcaMuriqi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions