Futboll ndërkombëtar

Anglia bindshëm kundër Uellsit, siguron “biletën” për fazën tjetër të Kupës së Botës

Anglia bindshëm kundër Uellsit, siguron “biletën” për fazën tjetër të Kupës së Botës

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. “Tre Luanët” fituan 0:3 kundër Uellsit duke siguruar kualifikimin nga pozita e parë e Grupit B. Përkundër dominimit të Anglisë, gola nuk kishte në pjesën e parë të takimit. Në fillim të pjesës së dytë, Rashford hapi serinë e golave në

Besnik Batusha

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

“Tre Luanët” fituan 0:3 kundër Uellsit duke siguruar kualifikimin nga pozita e parë e Grupit B.

Përkundër dominimit të Anglisë, gola nuk kishte në pjesën e parë të takimit.

Në fillim të pjesës së dytë, Rashford hapi serinë e golave në minutën e 50-të. Dy minuta më vonë Foden dyfishoi shifrat.

Marcus Rashford u përkujdes për golin e dytë personal dhe të tretin për anglezët në minutën e 68-të.

Kësisoj, nga Grupi B, Anglia kalon tutje nga pozita e parë me shtatë pikë. ShBA-ja ka pesë pikë. Irani tri pikë, kurse Uellsi i fundit me një pikë.

AngliaUellsi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions