Futboll ndërkombëtar

Ardon Jashari krenar që do të jetë në Katar me Zvicrën

Ardon Jashari krenar që do të jetë në Katar me Zvicrën

Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari ka thënë se është i lumtur për ftesën që ka marrë nga Zvicra për Botërorin që nis më 20 nëntor. Ai ka thënë se njoftimi nga selektori Murat Yakin ishte i shpejtë. “Për fat të mirë, trajneri nuk më mbajti pezull për një kohë të gjatë dhe më tha shpejt

Besnik Batusha

Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari ka thënë se është i lumtur për ftesën që ka marrë nga Zvicra për Botërorin që nis më 20 nëntor.

Ai ka thënë se njoftimi nga selektori Murat Yakin ishte i shpejtë. “Për fat të mirë, trajneri nuk më mbajti pezull për një kohë të gjatë dhe më tha shpejt se do të isha njëri prej lojtarëve i ftuar për në Katar. Jam vërtet i lumtur dhe krenar”, ka thënë Jashari, njofton të enjten gazeta e madhe zvicerane “Blick”.

Jashari 20-vjeçar është kapiten i Luzernit, ndërsa vlerësohet një prej talenteve më të mëdhenj në Zvicër. Sezonin aktual për Luzernin ka asistuar katër herë në 14 ndeshje.

Ardon JashariZvicra

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions