Sporte tjera

Çfarë rikthimi – Bad News Eagles fiton ndeshjen ndaj ekipit BIG në Brazil tani një fitore larg kualifikimit në fazën tjetër

Çfarë rikthimi – Bad News Eagles fiton ndeshjen ndaj ekipit BIG në Brazil tani një fitore larg kualifikimit në fazën tjetër

Bad News Eagles po e vazhdon me fitore në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit. Ekipi shqiptar është në garë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh, ku garojnë ekipet më të mira të botës në CS:GO. Pas fitores në ndeshjen

Besnik Batusha

Bad News Eagles po e vazhdon me fitore në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ekipi shqiptar është në garë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh, ku garojnë ekipet më të mira të botës në CS:GO.

Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj ekipit 00Nation, arritën që të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj ekipit gjerman BIG.

Edhe pse ishin duke humbur me rezultat 11-4 në pjesën e parë, arritën që të rikthehen për ta fituar ndeshjen me rezultat 16-11.

I have some bad news.. But not for the Eagles! 🦅@_badnewseagles take down @BIGCLANgg 16-11#IEM pic.twitter.com/kIgSY8onO4

— IEM RIO MAJOR IS LIVE!!! 🇧🇷🏆 (@ESLCS) November 1, 2022

Tani me këtë fitore Bad News Eagles është vetëm një fitore larg kualifikimit në fazën tjetër ‘Legends Stage’ ku e presin disa nga ekipet më të mira të botës siç janë FaZe dhe Na’Vi.

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë