Futboll ndërkombëtar

De Bruyne dhe Courtois nuk flasin me njëri-tjetrin. Tradhtia mes shokësh për një femër, ‘molla e sherrit’ që po fundos Belgjikën

De Bruyne dhe Courtois nuk flasin me njëri-tjetrin. Tradhtia mes shokësh për një femër, ‘molla e sherrit’ që po fundos Belgjikën

Për shkak të nivelit të dobët të kombëtares belge në Kupën e Botës 2022 në Katar, disa sherre mes shokëve të skuadrës kanë dalë në dritë. Një prej tyre është i Kevin De Bruyne me portierin Thibaut Courtois, të cilët prej vitesh nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë prej një femre, që u bë molla e

Besnik Batusha

Për shkak të nivelit të dobët të kombëtares belge në Kupën e Botës 2022 në Katar, disa sherre mes shokëve të skuadrës kanë dalë në dritë. Një prej tyre është i Kevin De Bruyne me portierin Thibaut Courtois, të cilët prej vitesh nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë prej një femre, që u bë molla e sherrit mes tyre.

Lojtarët njihen që kur ishin shumë të vegjël dhe në të njëjtën kohë kanë ecur paralelisht edhe në botën e futbollit. Ata u takuan te Chelsea dhe përkuan në të gjitha kombëtaret e moshave të Belgjikës, deri aty ky janë tani. Marrëdhënia e tyre fillimisht ishte shumë e mirë, por u shkatërrua nga një femër.

Gjithçka daton në vitin 2013, kur Caroline Lijnen, partnerja e Kevin në atë kohë, udhëtoi për në Madrid me disa miq për t’u relaksuar. Atje u takua me Courtois, në kohën kur portieri ishte pjesë e Atlético Madrid. E reja qëndroi me portierin, e njihte pasi ishte mik i mesfushorit, por krijoi marrëdhënie dashurore paralele me të.

Që kur Kevin mori vesh për tradhtinë e partneres me shokun dhe shokun e tij të skuadrës, marrëdhënia mes të dyve është pothuajse zero. De Bruyne është shumë i lënduar dhe i zhgënjyer nga tradhtia e Thibaut Courtois.

Caroline LijnenDe BruyneThibaut Courtois

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions