Futboll ndërkombëtar

E dhimbshme/ Të dielen ishte në sfidën PSG-Auxerre, ndërron jetë papritur gjyqtari 42-vjeçar

E dhimbshme/ Të dielen ishte në sfidën PSG-Auxerre, ndërron jetë papritur gjyqtari 42-vjeçar

Unioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Elitës (Francë) ka njoftuar këtë të mërkurë se Johan Hamel, gjyqtar francez në Ligue 1 (Divizioni i Parë), ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 42-vjeçare. Siç raporton gazeta “L’Equipe”, vdekja ka “bilbilit” francez ka ndodhur për shkak të një goditjeje në tru (hemorragji cerebrale) gjatë stërvitjes të martën

Besnik Batusha

Unioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Elitës (Francë) ka njoftuar këtë të mërkurë se Johan Hamel, gjyqtar francez në Ligue 1 (Divizioni i Parë), ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 42-vjeçare. Siç raporton gazeta “L’Equipe”, vdekja ka “bilbilit” francez ka ndodhur për shkak të një goditjeje në tru (hemorragji cerebrale) gjatë stërvitjes të martën pasdite.

Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje në botën e futbollit francez dhe janë të panumërta mesazhet ngushëlluese për familjen, që transmetohen përmes rrjeteve sociale.

Hamel ishte të dielën e kaluar gjyqtar i VAR-it në ndeshjen PSG – Auxerre dhe më 6 nëntor drejtoi Lille – Rennes.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions