Fitorja e madhe ndaj Gjermanisë, japonezët “pushtojnë” rrugët e Tokios për të festuar

Kombëtarja e Japonisë e ka shkaktuar një nga befasitë e mëdha të Kupës së Botës “Katar 2022” deri më tani. Japonia ka triumfuar 1:2 me përmbysje në rezultat ndaj Gjermanisë, njërit prej favoritëve për ta fituar trofeun. Festa në taborin e japonezëve ishte e madhe pas ndeshjes. Festë kishte edhe rrugëve të shtetit japonez. Në
Kombëtarja e Japonisë e ka shkaktuar një nga befasitë e mëdha të Kupës së Botës “Katar 2022” deri më tani.
Japonia ka triumfuar 1:2 me përmbysje në rezultat ndaj Gjermanisë, njërit prej favoritëve për ta fituar trofeun.
Festa në taborin e japonezëve ishte e madhe pas ndeshjes. Festë kishte edhe rrugëve të shtetit japonez.
Në mediat sociale janë shpërndarë pamje ku shihen shumë tifozë duke festuar në kryeqytetin japonez, në Tokio.
Ish-kampionët e botës në vitin 2014 kaluan të parët në avantazh me golin e Gundogan nga penalltia në minutën e 33-të. Kjo epërsi e gjermanëve zgjati deri në minutën e 75-të kur Doan barazoi shifrat.
Tetë minuta më vonë, në skenë doli Asano që përmbysi gjithçka duke realizuar golin e dytë dhe të fitores për japonezët.
Gjermania dhe Japonia janë në Grupin E me Spanjën dhe Kosta Rikën.
Scenes in Japan right now 🇯🇵 pic.twitter.com/8wT5j57W4T
— World Cup Updates (@wc22updates) November 23, 2022



