Futboll ndërkombëtar

Gazetarja argjentinase vidhet live në Doha derisa raportonte

Gazetarja argjentinase vidhet live në Doha derisa raportonte

Asaj ju vodhën të gjitha gjërat personale, përfshirë ID-në e saj Pavarësisht investimit të madh në siguri për të siguruar si tifozët ashtu edhe gazetarët në Botëror, prapë ka viktima të vjedhjes në Katar. Dominique Metzger, një gazetare argjentinase e cila po bënte mbulimin e turneut, ka treguar se ajo është vjedhur derisa ishte duke

Besnik Batusha

Asaj ju vodhën të gjitha gjërat personale, përfshirë ID-në e saj 

Pavarësisht investimit të madh në siguri për të siguruar si tifozët ashtu edhe gazetarët në Botëror, prapë ka viktima të vjedhjes në Katar. Dominique Metzger, një gazetare argjentinase e cila po bënte mbulimin e turneut, ka treguar se ajo është vjedhur derisa ishte duke bërë transmetim drejtpërdrejt nga Doha.

Ajo e ka bërë publik incidentin në rrjetet sociale, duke raportuar që ajo ishte viktimë e një vjedhje derisa ishte duke u paraqitur live nga zona e tifozëve, e njohur si “fan zone”. Shumica e gjërave personale të saj janë vjedhur, përfshirë portofolin e saj, i cili ka pasur dokumentet e rëndësishme, përfshirë ID. “Ata sapo ma vodhën portofolin kur ne po bëjmë këtë transmetim drejtpërdrejt. Policia, me dërguan këtu që ta bëjë një raport. Dokumentet dhe kartelat janë ato që me shqetësojnë më së shumti, nuk shqetësohem për gjërat tjera. Kështu që, do të shohim çfarë do të ndodh. Përvoja që nuk i pritni gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, ju jetoni përmes tyre”, ka thënë ajo live në emision.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions