Futboll ndërkombëtar

Giroud e barazoi rekordin e Henrys, pasi shënoi dy gola sonte

Giroud e barazoi rekordin e Henrys, pasi shënoi dy gola sonte

Kombëtarja e Francës e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ky synon ta mbrojë titullin e fituar para 4 vjetësh. Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D, “Gjelat” shënuan fitore kundër Australisë. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Al Janoub Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1. Olivier Giroud shkëlqeu në këtë

Besnik Batusha

Kombëtarja e Francës e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ky synon ta mbrojë titullin e fituar para 4 vjetësh.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D, “Gjelat” shënuan fitore kundër Australisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Al Janoub Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.

Olivier Giroud shkëlqeu në këtë përballje, pasi ishte autor i dy golave. Ai shënoi në minutat 32 dhe 71.

Sulmuesi i Milanit pas këtyre dy golave ka barazuar rekordin e legjendës franceze, Thierry Henry. Të dy kanë shënuar nga 51 gola me ekipin kombëtar.

Madje, dyshja në fjalë janë të vetmit që kanë shënuar mbi 50 gola për Francën.

Megjithatë, Giroud mund të vendosë rekord të ri pasi pritet të paraqitjet edhe në ndeshjet e radhës së Francës në Katar.

71' Le doublé de Girouuuuuuuuuud !!! 🔥

Avec ce but, @_OlivierGiroud_ égale le record du nombre de buts en Bleu de Thierry Henry (51) 🤜🤛

🇫🇷4-1🇦🇺 | #FRAAUS | #FiersdetreBleus pic.twitter.com/ZVN1YmDqnV

— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) November 22, 2022
FrancaGiroudHenry

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions