Futboll ndërkombëtar

Hazard mund të largohet nga Reali në janar, e ardhmja në Premierligë

Hazard mund të largohet nga Reali në janar, e ardhmja në Premierligë

Eden Hazard nuk po arrin assesi të lërë gjurmë në Real Madrid. Futbollisti belg ka dështuar ta tregojë veten që prej arritjes së tij në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea vite më parë. E tash, duket se kupa është mbushur dhe përfaqësuesi belg po e kërkon largimin nga kampioni spanjoll dhe evropian. Lajmin e ka bërë

Besnik Batusha

Eden Hazard nuk po arrin assesi të lërë gjurmë në Real Madrid.

Futbollisti belg ka dështuar ta tregojë veten që prej arritjes së tij në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea vite më parë.

E tash, duket se kupa është mbushur dhe përfaqësuesi belg po e kërkon largimin nga kampioni spanjoll dhe evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas të gjitha gjasave, ish-futbollisti i Lillet do të rikthehet në Premierligë, aty ku e arriti kulmin e karrierës.

Neëcastle United është destinacioni më i mundshëm dhe i preferuar i lojtarit.

Magpies janë në ngritje dhe Hazard mund ta japë kontributin e tij në mënyrë që Bardhezinjtë t’i prekin majat e futbollit anglez.

ChelseaHazardReali

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions