Interi e demolon Bolognan dhe ngritet në tabelë

Interi ka shënuar fitore komode kundër Bolognas duke e mposhtur atë me rezultat 6-1. Dzeko (26), DiMarco (36’, 48’), Lautaro Martinez (’42), Hakan Calhanoglu (60’) dhe Robin Gosens ( për fitoren e thellë të Interit. Goli i vetëm nga Bologna u shënua nga Lykogiannis në minutën e 22-të. Interi e ka deklasuar me rezultat 5-1
Interi ka shënuar fitore komode kundër Bolognas duke e mposhtur atë me rezultat 6-1. Dzeko (26), DiMarco (36’, 48’), Lautaro Martinez (’42), Hakan Calhanoglu (60’) dhe Robin Gosens ( për fitoren e thellë të Interit. Goli i vetëm nga Bologna u shënua nga Lykogiannis në minutën e 22-të.
Interi e ka deklasuar me rezultat 5-1 skuadrën e Bolognas për të siguruar tri pikë tepër të rëndësishme në Serie A.
Bologna ishin të parët që erdhën në epërsi me golin e Lykogiannis në minutën e 22-të të ndeshjes.
Katër minuta më vonë Zikaltërit reaguan. Ishte Edin Dzeko që shënoi një gol të bukur në minutën e 26-të.
Interi do të shënonte edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë. Fillimisht nga goditja e lirë shënoi DiMarco në minutën e 36-të, kurse goli i tretë erdhi me kokë nga Lautaro Martinez në minutën e 42-të.
Interi e filloi edhe më furishëm pjesën e dytë.
Dimarco do të shënonte golin e dytë të tij personal në minutën e 48-të. Përsëri ai do të shënonte një gol të bukur me të majtën e tij.
Goli i pestë i Interit ishte në minutën e 60-të nga penalltia.
Hakan Calhanoglu do të ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultat 5-1 për interin.
Interi nuk u ndal këtu. Robin Gosens do të shënonte golin e katër në minutën e 76-të të ndeshjes.
Me këtë fitore Inter ngjitet në vendin e katër me 27 pikë, aq sa ka edhe Lazio në pozitën e tretë dhe Atalanta në pozitën e pestë.



