“Kokëdhimbje” te Franca para Kupës së Botës, Benzema largohet nga stërvitja pas 15 minutash

Kombëtarja e Francës ka marrë një lajm aspak të mirë pak ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar. Ylli i “Gjelave”, Karim Benzema është larguar nga seanca stërvitore vetëm pas 15 minutave, raporton RMCsport. Fituesi i Topit të Artë për vitin 2021 është larguar nga stërvitja pa e prekur fare as topin. Ende
Kombëtarja e Francës ka marrë një lajm aspak të mirë pak ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar.
Ylli i “Gjelave”, Karim Benzema është larguar nga seanca stërvitore vetëm pas 15 minutave, raporton RMCsport.
Fituesi i Topit të Artë për vitin 2021 është larguar nga stërvitja pa e prekur fare as topin.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim ose diçka konkrete.
Mungesa e mundshme e Benzemas do të ishte “hendikep” i madh për kampionët në fuqi të botës.
Kupa e Botës në Katar nis më 19 nëntor. Franca është në Grupin D me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë.



