Futboll ndërkombëtar

Lëndohet Mane, fansat me peticion kërkojnë shtyrjen e Botërorit

Lëndohet Mane, fansat me peticion kërkojnë shtyrjen e Botërorit

Sadio Mane është dëmtuar në ndeshjen e fundit që Bayern Munchen e zhvilloi kundër Werder Bremen në kuadër të Bundesligës gjermane. Lëndimi i Sadio Mane, i cili e lëndoi fibulën e djathtë dhe ende nuk dihet a do të jetë gati për të luajtur në Botërorin e Katarit, ka bërë që të aktivizohen fansat e

Besnik Batusha

Sadio Mane është dëmtuar në ndeshjen e fundit që Bayern Munchen e zhvilloi kundër Werder Bremen në kuadër të Bundesligës gjermane.

Lëndimi i Sadio Mane, i cili e lëndoi fibulën e djathtë dhe ende nuk dihet a do të jetë gati për të luajtur në Botërorin e Katarit, ka bërë që të aktivizohen fansat e tij në internet.

Për ta, të shohin një Botëror pa senegalezin do të jetë një Botëror i kotë. Pranda, ata kërkuan që të shtyhet ky turne.

Kështu ata krijuan një peticion ku bënë edhe shpjegimet e tyre se pse duhet të shtyhet ai.

“Lojtari më i mirë afrikan, Sadio Mané u lëndua, ndaj duhet ta shtyjmë Botërorin për të!”, shkruan autori. Tashmë peticioni është shkruar nga më shumë se 500 persona.

Ende nuk dihet saktë se a do të mund të luajë Mane në Botëror dhe ai do t’i nënshtrohet edhe disa testeve të dyta ku do të dihet përfundimisht për sa kohë do të jetë jashtë fushave.

BoteroriManeSenegal

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions