Futboll ndërkombëtar

Mësohet se kur Guardiola do të vendosë për të ardhmen, kontrata e tij skadon në fund të sezonit

Mësohet se kur Guardiola do të vendosë për të ardhmen, kontrata e tij skadon në fund të sezonit

Pep Guardiola do të vendosë nëse do të vazhdojë kontratën e tij me Manchester Cityn gjatë kohës kur do të zhvillohet Kupa e Botës “Katar 2022”. Sipas “Daily Mail”, trajneri spanjoll do të marrë gjatë këtij viti një vendim rreth të ardhmes së tij, derisa ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e këtij

Besnik Batusha

Pep Guardiola do të vendosë nëse do të vazhdojë kontratën e tij me Manchester Cityn gjatë kohës kur do të zhvillohet Kupa e Botës “Katar 2022”.

Sipas “Daily Mail”, trajneri spanjoll do të marrë gjatë këtij viti një vendim rreth të ardhmes së tij, derisa ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e këtij viti.

Thuhet se pozicioni i bashkëshortes së Guardiolas, Cristina Serra, do të luajë një rol të rëndësishëm në marrjen e një vendimi nga trajneri i kampionëve të Anglisë.

Në vitin 2019, ajo u kthye në Barcelonë me vajzën e tyre më të vogël, Valentina, për të drejtuar biznesin e tyre dhe që atëherë janë duke jetuar atje.

Njerëzit pranë Manchester Cityt për mediumin britanik kanë thënë se Guardiola nuk duket se është gati të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

“Qytetarët” po planifikojnë të ardhmen me supozimin se 51-vjeçari do të vazhdojë të punojë me ekipin.

Guardiola mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016. Që atëherë, ai ka fituar 11 trofe me klubin.

CityGuardiola

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions