Futboll ndërkombëtar

“Metro man”, sensacioni i famshëm i Botërorit

“Metro man”, sensacioni i famshëm i Botërorit

Një i ri nga Kenia është bërë i preferuari i fansave në Kupën e Botës, falë metodën së tij kreative për t’i drejtuar njerëzit në stacionin e metrosë. Abubakr Abbass, është 23-vjeçari që po pëlqehet nga të gjithë dhe është bërë sensacion aksidental i mediave sociale gjatë turneut të Katarit. I ulur në karrige të

Besnik Batusha

Një i ri nga Kenia është bërë i preferuari i fansave në Kupën e Botës, falë metodën së tij kreative për t’i drejtuar njerëzit në stacionin e metrosë.

Abubakr Abbass, është 23-vjeçari që po pëlqehet nga të gjithë dhe është bërë sensacion aksidental i mediave sociale gjatë turneut të Katarit.

I ulur në karrige të tenisit dhe me një gisht të madh të krijuar nga shkuma, ai udhëzon qindra fansa që vizitojnë tregun për në stacionin e metrosë me megafon.

“Metro? Është këtej. Metro? Është këtej”, është këshilla e tij që tashmë është bërë një frazë e famshme.

“Ne e duam atë. Ne e duam djalin e metrosë”, tha një tifoz.

Nuk dihet shumë për Abbassin, por ylli misterioz i rrjeteve sociale po lavdërohet dhe pëlqehet nga të gjithë.

Abbass, tani po frymëzon punëtorë të tjerë, që tashmë kanë filluar të bartin gishtin e madh të shkumës dhe po iu ofrojnë fansave udhëzime në mënyra kreative.

Abubakr AbbassBoteroriKatarMetro man

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions