Futboll ndërkombëtar

Modric humbi rast me portën bosh, Ancelotti: Sa mirë që kishte dalë lista…

Modric humbi rast me portën bosh, Ancelotti: Sa mirë që kishte dalë lista…

Reali i Madridit arriti të fitojë ndeshjen e radhës në La Liga pas formës jo të mirë në ndeshjet e fundit. Kampionët e Spanjës mundën Cadizin në shtëpi me rezultatin 2-1. Për madrilenët shënuan Eder Militao dhe Toni Kroos. Në prononcimin për mediet pas përfundimit të sfidës, Carlo Anceloti komentoi rastin e humbur të Luka

Besnik Batusha

Reali i Madridit arriti të fitojë ndeshjen e radhës në La Liga pas formës jo të mirë në ndeshjet e fundit. Kampionët e Spanjës mundën Cadizin në shtëpi me rezultatin 2-1. Për madrilenët shënuan Eder Militao dhe Toni Kroos.

Në prononcimin për mediet pas përfundimit të sfidës, Carlo Anceloti komentoi rastin e humbur të Luka Modric (79′). Italiani e kaloi me ironi duke deklaruar se Modric është me fat që është shpallur lista e Kupës së botës për Kroacinë.

“Rasti i humbur nga Modric? I thashë se është me fat që tashmë është shpallur lista e skuadrës së Kroacisë për Kupën e Botës (qesh). Çfarë më tha ai pas rastit të humbur? Asgjë, ai ende nuk mund ta besojë! Ai është pak i humbur (qesh).

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i kupës së botës, Ancelotti tregon se për kë do të bëjë tifo në Botërorin e Katarit. “Sigurisht që do t’i shikoj ndeshjet. Do të mbështes Brazilin, Kroacinë, Spanjën, Francën, Uruguain, Gjermaninë. Do të bëj tifo për të gjithë lojtarët e mi“, u shpreh trajneri italian.

We're not used to seeing Modric miss those… 😮 pic.twitter.com/pd3nNht57Y

— LaLigaTV (@LaLigaTV) November 10, 2022
AncelottiModricReal Madrid

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions