Momenti që nuk u pa në TV: Lojtari arab e goditi Messin në shpinë

Ali Al-Bulayhi, futbollisti i Arabisë Saudite e goditi me shuplakë në shpinë Lionel Messin e Argjentinës gjatë ndeshjes së Kupës së Botës. Arabia Saudite shkaktoi befasinë e Botërorit deri më tani duke triumfuar 1:2 në takimin e parë të Grupit C. Futbollisti arab, pas golit të dytë të Arabisë Saudite, iu kundërvu yllit argjentinas, duke
Ali Al-Bulayhi, futbollisti i Arabisë Saudite e goditi me shuplakë në shpinë Lionel Messin e Argjentinës gjatë ndeshjes së Kupës së Botës.
Arabia Saudite shkaktoi befasinë e Botërorit deri më tani duke triumfuar 1:2 në takimin e parë të Grupit C.
Futbollisti arab, pas golit të dytë të Arabisë Saudite, iu kundërvu yllit argjentinas, duke e goditur dy herë në shpinë, teksa iu drejtua me disa fjalë.
“Nuk do të fitosh, nuk do të fitosh”, citohet t’i ketë thënë lojtari arab yllit të futbollit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) November 22, 2022



