Futboll ndërkombëtar

Morgan e paralajmëron kalimin e Ronaldos te Arsenali?

Morgan e paralajmëron kalimin e Ronaldos te Arsenali?

Manchester United njoftoi këtë të martë për shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldon. Pas shkëputjes së kontratës, sulmuesi portugez nga tani ka mbetur edhe lojtar i lirë. Derisa pritet të mësohet e ardhmja e tij, tashmë kanë filluar edhe spekulimet rreth saj. Piers Morgan, gazetari që realizoi intervistën “bombë” me Ronaldon javë më parë, ka

Besnik Batusha

Manchester United njoftoi këtë të martë për shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldon.

Pas shkëputjes së kontratës, sulmuesi portugez nga tani ka mbetur edhe lojtar i lirë.

Derisa pritet të mësohet e ardhmja e tij, tashmë kanë filluar edhe spekulimet rreth saj.

Piers Morgan, gazetari që realizoi intervistën “bombë” me Ronaldon javë më parë, ka bërë një postim në “Twitter” që gjithashtu ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Time for Phase 2. pic.twitter.com/DhjHMF9wPR

— Piers Morgan (@piersmorgan) November 22, 2022

“Koha për Fazën 2”, ka shkruar Morgan, teksa ka publikuar një fotografi me 37-vjeçarin.

Fotografia është e shkëputur nga një intervistë e mëhershme, kur Morgan ia kishte dhuruar Ronaldos një fanellë të personalizuar të Arsenalit.

Morgan njihet si tifoz i flaktë i klubit londinez.

MorganRonaldo

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions