Futboll ndërkombëtar

Ndodh edhe kjo, kombëtarja afrikane në Katar harron fanellat në shtëpi

Ndodh edhe kjo, kombëtarja afrikane në Katar harron fanellat në shtëpi

Një nga elementët e ekipeve kombëtare në Botërorin e Katarit është logjistika, ku thelbësore janë fanellat, të cilat për tifozët janë të shenjta, sepse fundja identifikojnë një kombë të tërë. Por kombëtarja e Ganës është në ankth për uniformat. Përgjegjësi i kombëtares së Ganës i ka harruar fanellat e këtij ekipi në shtetin e tij,

Besnik Batusha

Një nga elementët e ekipeve kombëtare në Botërorin e Katarit është logjistika, ku thelbësore janë fanellat, të cilat për tifozët janë të shenjta, sepse fundja identifikojnë një kombë të tërë.

Por kombëtarja e Ganës është në ankth për uniformat. Përgjegjësi i kombëtares së Ganës i ka harruar fanellat e këtij ekipi në shtetin e tij, teksa kjo gjë u vu re vetëm gjatë akomodimit në hotelin përkatës në Katar.

Fanellat do të dërgohen në Katar tashmë përmes shërbimeve postare, por në një fluks të tillë këto ditë pritet të vonojnë. Federata e Ganës frikësohet se fanellat nuk do të mbërrijnë me kohë për ndeshjen e tyre të parë për shkak të shërbimeve të ngadalshme postare në Ganë. Kjo kombëtare do ta luajë ndeshjen e parë kundër Portugalisë më 24 nëntor.

GanaKatarkombëtarja afrikane

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions