Futboll ndërkombëtar

Ndodh incidenti i parë i Botërorit në Katar (Video)

Ndodh incidenti i parë i Botërorit në Katar (Video)

Një gazetar danez u kërcënua nga zyrtarët e Katarit, teksa po jepte një reportazh të drejtpërdrejtë televiziv nga vendi i Lindjes së Mesme, përpara Kupës së Botës. Rasmus Tantholdt po fliste si pjesë e një reportazhi të drejtpërdrejtë pranë një rrethrrotullimi për transmetuesin TV2, kur atij dhe kameramanit iu afruan zyrtarë duke vozitur një karrocë

Besnik Batusha

Një gazetar danez u kërcënua nga zyrtarët e Katarit, teksa po jepte një reportazh të drejtpërdrejtë televiziv nga vendi i Lindjes së Mesme, përpara Kupës së Botës. Rasmus Tantholdt po fliste si pjesë e një reportazhi të drejtpërdrejtë pranë një rrethrrotullimi për transmetuesin TV2, kur atij dhe kameramanit iu afruan zyrtarë duke vozitur një karrocë golfi.

Një nga zyrtarët u përpoq menjëherë të kapte kamerën, e cila u rrotullua për të zbuluar dy nga katër pjesëtarët që po dilnin nga karroca. Burri që kapi kamerën më pas vendosi dorën mbi lente, duke bllokuar çdo foto. Tantholdt u përgjigj duke thënë: “Ne jemi drejtpërdrejt në televizionin danez. Zotëri, ju ftoni të gjithë botën të vijë këtu, pse nuk mund të filmojmë, është një vend publik”.

Gazetari më pas shihet duke u treguar zyrtarëve të Katarit akreditimin e tij, në bazë të të cilit mund të filmojë kudo në vend. Sidoqoftë, zyrtarët e Katarit refuzuan ta pranonin këtë dhe këmbëngulën se i nevojitet leje.

Zyrtari i parë më pas filloi të kapte sërish kamerën, me Tantholdtin që i afrohej. Ai duket se i thotë diçka gazetarit, i cili i përgjigjet: “A dëshiron të thyesh kamerën? Ok, mund ta thyesh kamerën. Pra, po na kërcënon duke e thyer kamerën?”

“Klipi” pastaj është bërë viral, me shumë njerëz që dënojnë veprimet e zyrtarëve të Katarit. Vendi i Lindjes së Mesme ka ligje të rrepta, represive për lirinë e fjalës, me zero kompani të pavarura mediatike të bazuara atje.

Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë e Kupës së Botës kishte dhënë garanci se zyrtarët do të kishin një qasje më të qetë ndaj ligjeve shtypëse të vendit gjatë Kupës së Botës. Ky mesazh duket se nuk është përcjellë, megjithëse Tandtholdt ka zbuluar se ka marrë një kërkim-falje:

“Unë nuk mendoj se mesazhi nga lart në Katar ka arritur te të gjitha rojet e sigurisë. Prandaj, mund të argumentohet se ka disa që e kanë keqkuptuar situatën”. Në të njëjtën kohë ai tregon shumë se si është situata në Katar. Aty mund të sulmohesh dhe kërcënohesh kur raporton si media e lirë. Ky nuk është një vend i lirë dhe demokratik: “Përvoja ime pas vizitës në 110 vende në botë është e tillë: Sa më shumë të fshihesh, aq më e vështirë është të raportosh prej andej”.

We now got an apology from Qatar International Media Office and from Qatar Supreme Commitee.
This is what happened when we were broadcasting live for @tv2nyhederne from a roundabout today in Doha. But will it happen to other media as well? #FIFAWorldCupQatar2022 pic.twitter.com/NSJj50kLql

— Rasmus Tantholdt TV2 (@RasmusTantholdt) November 15, 2022
KatarRasmus Tantholdt

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions