Në vetëm 20 sekonda, momenti fatal i vrasjes së ultrasve të Lazios (Video)

Kanë dalë pamjet e vrasjes së kryetarit të ultrasve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diaboliku”. Pamjet i kanë nxjerrë mediat italiane të cilat bëjnë me dije se vrasësi shpejton hapin kur afrohet me 53-vjeçarin Piscitelli. Diabolik është ulur në një stol në parkun e Ujësjellësve. Pranë tij është truproja dhe shoferi kubanez.
Kanë dalë pamjet e vrasjes së kryetarit të ultrasve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diaboliku”.
Pamjet i kanë nxjerrë mediat italiane të cilat bëjnë me dije se vrasësi shpejton hapin kur afrohet me 53-vjeçarin Piscitelli.
Diabolik është ulur në një stol në parkun e Ujësjellësve. Pranë tij është truproja dhe shoferi kubanez.
Gjithçka përmbyllet në 20 sekonda. Personi i përfshirë në vrasjen tij dhe i kapur nga kamerat, për prokurorët është Raul Esteban Calderon.
Kujtojmë se Diabolik është ekzekutuar më 7 gusht 2019. Ai ka qenë shefi ultras i Irriducibili, një trafikant droge në rritje në sheshin e pasur romak.



