Futboll ndërkombëtar

Newcastle shkatërron Southamptonin, kalon në vendin e tretë në tabelë

Newcastle shkatërron Southamptonin, kalon në vendin e tretë në tabelë

Newcastle United e ka mposhtur me rezultat të thellë Southamptonin, në kuadër të javës së 14-të në Premier League. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Miguel Almiron, në minutën e 35’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Chris Wood e dyfishoi epërsinë e Newcastle, derisa vetëm tre

Besnik Batusha

Newcastle United e ka mposhtur me rezultat të thellë Southamptonin, në kuadër të javës së 14-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Miguel Almiron, në minutën e 35’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Chris Wood e dyfishoi epërsinë e Newcastle, derisa vetëm tre minuta më vonë Joseph Willock e trefishoi epërsinë.

Southamptoni krejt çka bëri është goli i nderit, me Romain Perraud, në minutën e 89’.

Newcastle nuk u ndal, pasi shënoi edhe njëherë Bruno Guimaraes, në minutën e 90+1, pë rezultatin përfundimtar 4-1.

Newcastle pas fitores kalon në vendin e 3-të me 27 pikë, pas 14 ndeshjeve, derisa Southmaptoni mbetet në pozitën e 18-të, me 12 pikë. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions